Përdoruesit nuk dëshirojnë reklama në Windows 10

Teknologji

Përdoruesit nuk dëshirojnë reklama në Windows 10

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:33
Reklamat në Windows 10

Reklamat në Windows 10 janë duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta këtyre ditëve, por kjo nuk do të thotë se përdoruesit janë të pajtimit me këtë.

Fakt i gjallë është numri i shkrimeve në aplikacionin Feedback Hub, të cilët ankohen ndaj reklamave. Gjithnjë e më shumë përdorues po i drejtohen platformës për informacione të kthyeshme në Windows 10, për t’u ankuar në reklamat të cilat kanë nisur të shihen në sistemin operativ, përfshirë edhe banerin OneDrive, i cili çdo herë duket në File Explorer.

Shumica e përdoruesve konsideron se këto reklama janë të papranueshme, duek theksuar se Microsoft nuk duhet të miratojë një qasje të tillë agresive ndaj atyre që përdorin sistemin më të ri operativ. Sikur edhe disa herë në të kaluarën, disa përdorues kanë kërcënuar me kalim në Apple nëse problemi nuk zgjidhet, transmeton KosovaPress.

“Kam paguar para të mira për këtë makinë, e cila lëviz në versioni e paguar të platformës Windows 10 Pro dhe këto reklama më hidhërojnë. Kurrë nuk kam qenë njeri i Apple, por tash këtë do ta shqyrtoj seriozisht”, thuhet në njërën nga komentet.

Microsoft tash duhet të japë përgjigje ndaj kësaj, por Windows 10 Creators Update i ardhshëm nuk do të sjellë ndryshime sa i përket reklamave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat