“Microsoft” dhe “Adobe” bëhen bashkë në marketing

Teknologji

“Microsoft” dhe “Adobe” bëhen bashkë në marketing

Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:59
Adobe

“Adobe” njihet gjerësisht nga konsumatorët për softuerin “Photoshop” dhe “Acrobat PDF”. Ky bashkëpunim do ti japë akses “Adobe” në shërbimin cloud Azure të “Microsoft”.

“Microsoft” dhe “Adobe” bashkuan forcat ditën e hëne në bizneset e softuerit, shitjeve dhe marketingut për të konkurruar me produktet e Salesforce.com dhe “Oracle”.

Ky bashkëpunimi i cili u bë i ditur gjatë konferencës vjetor të “Adobe”, do të krijojë një format të ri të shkëmbimit të të dhënave nga suita e marketingut “Adobe Experience Cloud” dhe ‘Microsoft Dynamics”.

“Adobe” njihet gjerësisht nga konsumatorët për softuerin “Photoshop” dhe “Acrobat PDF”. Ky bashkëpunim do ti japë akses “Adobe” në shërbimin cloud “Azure” të “Microsoft”.

Nga ana tjetër Microsoft ka shtuar përpjekjet për zgjerimin e Dynamics, sistemi i shitjeve. Bashkëpunimi me Adobe do ta ndihmojë Microsoft për të konkurruar më mirë me Salesforce dhe Oracle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat