Lista e piraterisë së zezë në Britani numëron 3800 faqe

Teknologji

Lista e piraterisë së zezë në Britani numëron 3800 faqe

Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Deri më tash shumica e përdoruesve në Britani të Madhe janë mësuar që furnizuesit e tyre t’ua bllokojnë faqet pirate.

Furnizuesit e internetit janë urdhëruar që të bllokojnë një spektër të gjerë të faqeve, si dhe portaleve për marrje direkte dhe xhirim, pasi ofrojnë përmbajtje që shkel të drejtat e autorit.

Sipas njërit nga furnizuesit, lista e plotë e faqeve të cilat duhet bllokuar janë madje mbi 3800 adresa.

Ndryshe, bllokimi i faqeve është bërë njëri nga mjetet më të adhuruara të industrisë së argëtimit në masat anti-pirate viteve të kaluara në Britani të Madhe, e cila është lider në këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat