Pwn2Own: Microsoft Edge është hakuar pesë herë, Chrome i pamposhtur

Teknologji

Pwn2Own: Microsoft Edge është hakuar pesë herë, Chrome i pamposhtur

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:02
Microsoft Edge

Ndonëse kompania Microsoft ka bërë me dije se Microsoft Edge në Windows 10, është dizajnuar nga kompani të huaja që të jetë më i shpejtë, më i besueshëm dhe pasardhës i sigurt i Internet Explorer, ai në fakt është hakuar pesë herë.

Microsoft Edge duhet të ketë përmirësime, pasi është hakuar më së keqi në garat e Pwn2Own gjatë këtij muaji. Për dallim prej Microsoft Edge, Google Chrome po ashtu ishte cak, por thuhet se ai është i pamundur të hakohet.

Për dy ditë të garave, pesë ekipe të ndryshme kanë arritur të thyejnë Microsoft Edge. Ekipi Ether është shpërblyer me 80.000 dollarë për hakimin e Microsoft Edge.

Edhe dy ekipe tjera janë shpërblyer me nga 55.000 dollarë për hakimin e Edge, ndërsa të njëjtën shumë e ka fituar edhe hulumtuesi i pavarur i cili po ashtu ka arritur ta hakojë shfletuesin e Windows 10.

Vlen të theksohet se Google Chrome është dëshmuar më i vështiri për t’u hakuar në garat e Pwn2Own këtë vit, pasi që vetëm Team Sniper arriti t’i afrohet për ta hakuar me sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat