Microsoft edhe më tej i përkushtuar për platformën Windows 10 Mobile

Teknologji

Microsoft edhe më tej i përkushtuar për platformën Windows 10 Mobile

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:10
Kompania Microsoft

Kompania Microsoft sërish ka nisur rekrutimin për Windows 10 Mobile, ndërsa lista e punëve, të cilën kompania e ka paraqitur në faqen e saj Careers na ofron të shohim se si kompania sheh të ardhmen e platformës së saj për telefonat e mençur.

Microsoft ka shprehur përkushtimin për përmirësimin e platformës Windows 10 Mobile, për të gjitha kategoritë e shfrytëzuesve, përfshirë edhe partnerët  afaristë, partnerët OEM si shfrytëzues të rregullt. Deri tek investimet do të vijë në aspektin e përmirësimit të pajisjes, përditësime më të mira dhe siguri të sistemit operativ.

Programi i ri menaxher të cilin Microsoft synon ta angazhojë do të ketë për detyrë për sjelljen e këtyre funksioneve në platformë, ndërsa kompania thekson në veçanti se edhe konsumatorët do të jenë pjesë e strategjisë në kuptimin e funksioneve të reja.

Shprehja e përkushtimit e kompanisë ndaj platformës Windows 10 Mobile nuk është gjë e re, pasi që Microsoft disa herë ka thënë se dëshiron që të punojë në përmirësimin e sistemit operativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat