Facebook sjellë një buton të ri

Teknologji

Facebook sjellë një buton të ri

Më: 25 mars 2017 Në ora: 13:34
Facebook

Pas disa vitesh, Facebook më në fund po e përvetëson veçorinë e GIF (imazheve të animuara).

Duke filluar prej javës së ardhshme, Facebook do të fillojë testimin e një butoni GIF që i lejon përdoruesit të postojnë GIF nga shërbime si Giphy dhe Tenor si komente, thotë një burim i TechCrunch.

Së pari ky buton i GIF në komente do t’iu shfaqet një numri të vogël të përdoruesve të Facebook, por më pas do të lëshohet për të gjithë.

Butoni do të funksionojë njëjtë si butoni GIF në Messenger, duke ua mundësuar përdoruesve që të shfletojnë GIF-at më të popullarizuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat