Përplasen Google dhe Symantec në lidhje me sigurinë e uebsajteve

Teknologji

Përplasen Google dhe Symantec në lidhje me sigurinë e uebsajteve

Më: 26 mars 2017 Në ora: 08:55
Ilustrim

Google pretendon se Symantec ka bërë një punë të dobët me certifikatat e sigurisë të cilat kontrollojnë identitetin e mijëra uebfaqeve.

Gjigandi i motorit të kërkimit Google dhe firma e sigurisë Symantec patën një përplasje për mënyrën sesi uebsajtet mbahen të sigurta.

Google pretendon se Symantec ka bërë një punë të dobët me certifikatat e sigurisë të cilat kontrollojnë identitetin e mijëra uebfaqeve.

Si rezultat Google tha se shfletuesit Chrome nuk do të njohë disa prej certifikatave të Symantec të cilat po shkaktojnë probleme për njerëzit të cilët vizitojnë uebfaqe me to.

Një prej detyrave kryesore të këtyre certifikatave është kontrollimi i sistemeve HTTTPS dhe nëse të dhënat e transmetuara janë të sigurta në një uebsajt.

Symantec është një prej zhvilluesve më të mëdhenj në botë të këtyre certifikatave të cilat supozohet se garantojnë më shumë sigurisë gjatë shfletimit në ueb.

Google thotë se ka dyshime për mbi 30,000 certifikata. Për këtë do të ndryshojë mënyrën sesi Chrome ofron informacion për certifikatat e Symantec. Me fjalë të tjera shumë përdorues do të paralajmërohen vazhdimisht se janë duke vizituar një uebsajt të pasigurtë.

Nga ana tjetër Symantec reagoi duke thënë  se vendimi i Google ishte i papritur dhe i papërshtatshëm. “Ne jemi të hapur për diskutime me Google në përpjekje për të adresuar situatën problematike për hir të konsumatorëve dhe partnerëve tanë,” u shpreh Symantec. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat