Bungie njofton ardhjen e Destiny 2 me një imazh

Teknologji

Bungie njofton ardhjen e Destiny 2 me një imazh

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:25
Destiny

Imazhi në të vërtetë nuk jep shumë detaje si datat e debutimit apo platformat ku do të jetë e disponueshme.

Më në fund kemi detajin e parë të Destiny 2. Llogaria zyrtare në Twitter e Destiny publikoi një imazh i cili promovonte edicionin e dytë të lojës së aksionit me shumë lojtar.

Edicioni i parë i lojës debutoi në 2014-ën për PlayStation 4, Xbox One, dhe Xbox 360. Shënoi rekode të shumta duke gjeneruar 500 milion dollar në ditën e parë. Publikuesi i lojës Activision Blizzard ende nuk ka publikuar të dhëna të fundit për lojën.

Imazhi në të vërtetë nuk jep shumë detaje si datat e debutimit apo platformat ku do të jetë e disponueshme. PlayStation 4 dhe Xbox One me shumë gjasa janë këtë listë ndërsa spekulohet edhe për një version për PC.

Përditësimi më i fundit madhor i lojës ishte Age of Triumph publikuar më 28 Mars të vitit të kaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat