“Apple” lëshon “iOS 10.3.1” – ja pse duhet ta instaloni!

Teknologji

“Apple” lëshon “iOS 10.3.1” – ja pse duhet ta instaloni!

Më: 4 prill 2017 Në ora: 19:45
“iOS 10.3.1”

“Apple” ka lëshuar sot “iOS 10.3.1” për “iPhone” dhe “iPad”.

“iOS 10.3.1” vjen vetëm një javë pasi “Apple” lëshoi “iOS 10.3”, version i cili u vlerësua për shpejtimin e “iPhone-ve” dhe për lirimin e hapësirës tek shumica e përdoruesve.

Sipas “Apple”, “iOS 10.3.1” rekomandohet të instalohet, sidomos nga përdoruesit e “iPhone 5” dhe 5c, sepse korrigjon disa probleme të vogla dhe përmirëson sigurinë e “iPhone” dhe “iPad”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat