Kujdes kur përdorni Skype

Teknologji

Kujdes kur përdorni Skype

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Përdoruesit e Skype janë lajmëruar të përditësojnë mbrojtjen e tyre të sigurisë pas zbulimit të një fushate të re ndaj ransomware (një problem software që të bllokon aksesin në sistemin e kompjuterit, derisa të paguash një shumë parash).

Përdoruesit e programit të videotelefonatave dhe mesazheve të Microsoft kanë vënë re një rritje të madhe të këtyre ransomware që targeton pajisjet e tyre Windows nëpërmjet paralamërimeve të rreme.

Fatkeqësisht ndonjëri e ka hapur aksidentalisht këtë lloj paralajmërimi duke u përballur me këtë problem, pasi virusi është shkarkuar në pajisjen e tyre.

Lajmi u zbulua në Reddit, pasi shumë përdorues të Skype po ankoheshin për këtë problem. Paralajmërimi i infektuar vinte si një përditësim i Adobe Flash Player, që edhe më përpara ka qënë në shigjetimin e hakerave dhe kibernetikës.

Përdoruesit kanë vënë re se sulmi duket si një shkarkim dhe instalim i Locky, që ka infektuar botën online disa herë. Locky i bllokon hyrjen në pajisjen e tij përdoruesit dhe kodon të gjitha dosjet, duke nxjerrë një lajmin për të paguar me Bitcoin.

Disa përdorues kanë vënë re se ky lloj lajmërimi vjen në aplikacionin për telefon të Skype. Megjithatë edhe versioni desktop i Skype është infektuar gjithashtu, ku përdoruesit vendosin detajet e tyre të logimit dhe rrezikojnë në çdo kohë që hyjnë në shërbim.

Microsoft i kërkon përdoruesve në një deklaratë të tregohen të kujdesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat