Teknologji “high tech” edhe për letrat higjienike

Teknologji

Teknologji “high tech” edhe për letrat higjienike

Më: 15 prill 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Parqet në Pekin kanë gjetur një zgjidhje “high tech” për të penguar njerëzit që të shpërdorojnë letrën higjienike.

Një pajisje, në të cilën është instaluar edhe teknologjia e njohjes së fytyrës, regjistron çdo përdorues dhe më pas lëshon një shirit prej rreth 70 centimetrash letre higjienike, për një përdorim të tualetit në parkun “Tempulli i parajsës”.

I njëjti përdorues duhet të presë për 9 minuta, para se të mund të marrë një tjetër rrip letre higjienike.

Vizitorët në tualet thonë se, ata që kanë nevojë urgjente për tualetin mund të mendojnë se kjo e zgjat shumë qëndrimin atje, ndërkohë që të tjerë e përgëzojnë nismën, duke përmendur këtu kursimin, por edhe lehtësinë e marrjes së letrës në mënyrë automatike.

Më herët këtë muaj, mediet kineze raportuan se vizitorët në tualetet e parkut “Tempulli i parajsës” po shpërdoronin sasi të mëdha të letrës higjienike, e disa madje merrnin edhe topa të plotë dhe i fusnin në çanta.

Pastruesi i tualeteve në park thotë se, pajisja e re ka reduktuar sasinë e letrës higjienikë që njerëzit përdornin, e tani makina mbushet me 4 dhe jo me 14 topa në ditë, siç ndodhte më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat