Windows 7 dhe 8.1 nuk do të kenë më përditësime në procesorë të ri

Teknologji

Windows 7 dhe 8.1 nuk do të kenë më përditësime në procesorë të ri

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:28
ilustrim

Duke filluar nga ky muaj, Microsoft nuk do të përditësojë më sistemet operative Windows 7 dhe 8.1 kur të detektohen procesorët e ri, pasi kompania tash mbështet këta çipa vetëm në Windows 10.

Pjesë e strategjisë, të cilën e zbaton kompania në Redmond është që të inkurajohet transicioni në Windows 10, pa bllokimin e përditësimeve në sistemet Windows 7 dhe 8.1, të cilat janë të bazuara në procesorë siç janë modelet AMD, Ryzen ose Intel Kaby Lake, dhe nuk iu lë përdoruesve tjetër mundësi pos kalimit në Windows 10.

Lajmërimi, i cili tregohet kur tentoni të bëni përditësimin në këto sisteme ju ofron instruksione se si bëhet kalimi në Windows 10.

“Kompjuteri juaj përdor procesor, i cili është i dizajnuar për versionin më të ri të Windows-it. Pasi procesori juaj nuk mbështetet në versionin e Windows-it, të cilin e përdorini, sistemi juaj do të lëshojë azhurnime të rëndësishme të sigurisë”, thuhet në lajmërim.

Në këtë mënyrë, zgjidhja e vetme është instalimi i Windows 10, që është edhe qëllimi i Microsoft-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat