“WhatsApp” sjell veçorinë që të gjithë e kërkonin

Teknologji

“WhatsApp” sjell veçorinë që të gjithë e kërkonin

Më: 17 prill 2017 Në ora: 20:55
WhatsApp

Të gjithë ne kemi të paktën ndonjë rast ku kemi dashur të kthejmë mbrapa një mesazh të cilin ia kemi dërguar dikujt në “WhatsApp”.

Ndërsa tashmë një prej aplikacioneve të komunikimit më popullore ka punuar për të sjellë këtë veçori. Do të keni të paktën pesë minuta për të tërhequr një mesazh që keni dërguar gabimisht.

Kjo risi do të jetë e disponueshme në versionin e ri beta të “WhatsApp”. Por ende nuk dihet nëse tërheqja e mesazhit mund të bëhet edhe kur personi në anën tjetër e shikon atë që ju i dërguat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat