Instagram kopjon koleksionet e Pinterest

Teknologji

Instagram kopjon koleksionet e Pinterest

Më: 18 prill 2017 Në ora: 06:59
Instagram

Pas nuk la gjë pa kopjuar nga Snapchat, Instagram ktheu vëmendjen drejt Pinterest. Ditën e sotme rrjeti social i fotografive publikoi një veçori të re të quajtur “Collections.”

Përdoruesit e aplikacionit në pronësi të Facebook mund të organizojnë fotot dhe video në kategori ngjashëm me bordet e Pinterest.

Duke filluar nga kjo javë përdoruesit mund të ruajnë foto në koleksione private. Një buton i posaçëm i dedikohet ruajtjes së fotove në albume gjatë navigimit. Por mund të krijoni koleksione edhe mbi postimet e ruajtura në Instagram.

Koleksionet do të ngelen private, që do të thotë se akush tjetër përveç jush nuk mund ti shohë. Pikërisht këtu diferencohet nga Pinterest ku përdoruesit mund ti ndajnë publikisht. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat