Njihuni me Tarzanin

Teknologji

Njihuni me Tarzanin

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:03
Pamje nga video

Një robot i dizenjuar për të kaluar përmes kabllove mes të mbjellave për të monitoruar bimët është projektuar në universitetin amerikan të Georgia Tech.

Roboti prototip i quajtur Tarzan, do të japë informacione mbi bimët dhe do ia dërgojë ato fermerit. 

Skuadra planifikon të testojë Tarzan në një fermë soje dhe mendon se është gati për prodhim masiv pas tre vitesh.

“Për momentin fermerët kanë një proces manual, dikush që kalon mes bimëve për t’i monitoruar ato dhe më pas duhet t’i korrin me traktor apo diçka e tillë. Pra, idea jonë ishte të kemi gjithmonë diçka që monitoron dhe nuk na shpëton asgjë”, thotë Jonathan Rogers, asistent profesor i inxhinierisë mekanike në Georgia Tech.

Skuadra planifikon që roboti final të jetë autonom dhe të punojë me energji diellore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat