Dixhitalizimi i platformave të insitucioneve të Kosovës nga Techstitution

Teknologji

Dixhitalizimi i platformave të insitucioneve të Kosovës nga Techstitution

Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:23
Konferenca

Sot në ambientet e Hotel Sirius, u bë prezantimi i Platformës së parë Online të krijuar nga projekti Techstitution. Kjo platformë është zhvilluar në bashkëpunim me (ARKEP) Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës dhe ka për qëllim dixhitalizimin e procedurave të aplikimit si dhe të raportimit nga Kompanitë Private që fillojnë operimin e komunikimeve elektroike në Kosovë. Deri më tash të gjitha procedurat të cilat janë kryer në këtë institucion janë bërë në mënyre fizike, dhe me ofrimin e kësaj platforme shumë procedura do të thjeshtësohen dhe të gjitha shërbimet do të mund të kryhen online.

Në këtë prezantim morrën pjesë anëtarë të shumtë nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë, ku z. Kreshnik Gashi, Drejtor i Bordit të këtij intstitucioni foli për bashkëpunimin në mes të Techstitution dhe ARKEP. Ai tregoi se si kjo platformë është një risi për institucionin të cilin ai e drejton dhe se si kjo platformë do të lehtësoj procedura të shumta si për klientët e këtij institucioni ashtu edhe për stafin e ARKEP. Ai ndjehet krenarë për bashkëpunimin e mirëfilltë që ka pasur me anëtarët e Techstitution dhe ka treguar se si rezultatet finale kanë tejkaluar pritjet e tij, si për nga profesionalizmi i treguar nga Techstitution ashtu edhe per nga përfundimi i këtij projekti në kohë rekord.  

Në mesin e mysafirëve që ishin prezent në këtë ngjarje ishte edhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju i cili përveq që shprehi kënaqësinë që ka pasur për të përkrahur këtë iniciativë të Techstitution, ai tregoi edhe gadishmëri për të përkahur edhe projekte të tjera të kësaj natyre, pasi që beson se dixhitalizimi i procedurave institucionale është në të mire të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës. Zt. Mugaji falenderoji të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt për punën e palodhshmë që kanë bërë gjatë vikendeve të gjata për të krijuar këtë platformë.

“Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë dixhitale për sfidat komplekse institucionale”

Gjatë ketij prezantimi u ndanë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë për pjesëmarrësit në këtë projekt. Përveq këtyre mirënjohjeve, zyrëtarët e ARKEP bënë të ditur se dy prej pjesëmarrësve më të dalluar në këtë projekt do të fillojnë punën praktike në këtë institucion.

Techstitution është një projekt i implementuar nga Open Data Kosovo, Girls Coding Kosova dhe IPKO Foundation dhe është bërë i mundur nga financimi i UNICEF Innovations Lab dhe (ADA) Austrian Developement Agency. Qëllimi kryesorë i Techstitution është që të ofrojë mundësi të  aftësimit të të rinjëve, duke zhvilluar teknologji të cilat dixhitalizojnë platformat institucionale. Ky projekt ka pasur 50 pjesëmarrës, të moshave nga 18-22 vjece, nga qytete të ndryshme nga e gjithë Kosova. Trajnimet janë mbajtur në AUK(Universitetin Amerikane në Kosovë), dhe ju jemi shumë falemderues dhe mirënjohës për ofrimin e hapësirës shumë të përshtatshme për të punuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat