Rrjedh softueri që mund të rrezikojë të gjithë përdoruesit e Windows

Teknologji

Rrjedh softueri që mund të rrezikojë të gjithë përdoruesit e Windows

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:06
Ilustrim

Nga Agjencia amerikane për siguri nacionale (NSA) ka rrjedhë pakoja e programit që mund të rrezikojë të gjithë kompjuterët me sistemin operativ Windows.

Programi është publikuar javën e kaluar nga grupi i hakerëve Shadow Brokers, ndërsa ai mund të rrezikojë edhe sistemin botëror bankar.

“Ky është me siguri softueri më i rrezikshëm që kam parë në vitet e fundit”, tha Metju Hiki, themelues i kompanisë së sigurisë Hacker House.  “Rrjedhja e këtij aleti të fuqishëm, i aftë të sulmojë në nivele shtetërore, i mundëson praktikisht secilit që të fillojë sulme kompjuterike”, ka shtuar ai.

Hiki ka bërë të ditur se ka pasur rastin të testojë programin në laboratorët britanikë.  Microsoft ka bërë të ditur se ka pranuar raportet për rrjedhjen e softuerit të rrezikshëm dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur klientët e tij. 

Nga kompania thanë se askush nga qeveria nuk i ka kontaktuar në lidhje me rrjedhjen e softuerit nga NSA.  

Ndryshe, programi i hakerëve, të cilët janë publikuar, mund të rrezikojnë sistemin financiar SWIFT, ndërsa përmbajnë edhe fjalëkalime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat