Google integron PayPal në shërbimin e pagesave Android Pay

Teknologji

Google integron PayPal në shërbimin e pagesave Android Pay

Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:14
Google PayPal

"Google" lajmëroi ditën e sotme një mënyrë të re pagesash përmes shërbimin "Android Pay". Kompania njoftoi partneritetin e ri me PayPal për blerjet online, në dyqanet e aplikacioneve e madje brenda aplikacioneve.

Me fjalë të tjera përdoruesit mund të shfrytëzojnë "PayPal"-in e tyre në vend të kartës së debitit apo kreditit.

Me lëvizjen e re "Google" kërkon ta shndërrojë "Android Pay" në një eksperiencë më fleksibël. Integrimi do të jetë së shpejti i disponueshëm dhe përdoruesit mund të kryejnë blerje vetëm përmes balancës së "PayPal".

Bashkëpunimi mes "Google" dhe "PayPal" nuk është diçka e re. Një marrëveshje e ngjashme u mundësua tre vite më parë përmes Google Play. Vetëm telefonat me Android OS 4.4 ose më lart mund të përfitojnë nga integrimi i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat