iPhone Edition do të inspirohet nga Apple Watch

Teknologji

iPhone Edition do të inspirohet nga Apple Watch

Më: 19 prill 2017 Në ora: 06:32
iPhone

Sipas një spekulimi që vjen nga blogu japonez, Mac Otakara, Apple është duke planifikuar të lansoj një version premium të iPhone 8 që do të thirret “iPhone Edition”.

Produkti thuhet se do të ketë një rrethim prej çelikut të pandryshkshëm, të ngjashëm me atë të Apple Watch.

Blogu poashtu citon një raport të vitit të kaluar nga Ming-Chi Kuo, sipas të cilit rrethimi do të vendoset në mes të pjesës së përparme nga xhami dhe pjesës së prapme.

iPhone Edition thuhet se poashtu do të sjell kamerat vertikale iSight, që sipas Mac Otakara, do të ëprdoren për qëllime të Emergent VR.

Nëse iPhone Edition del të jetë produkt real, mund të presim të ketë çmim të shtrenjtë. Disa raporte bëjnë të ditur se versioni kryesor i telefonit mund të kushtoj mbi 1,000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat