Microsoft me teknologji rezistuese ndaj hakimit

Teknologji

Microsoft me teknologji rezistuese ndaj hakimit

Më: 19 prill 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Microsoft është pak a shumë pionier i skanimit Iris te telefonat mobilë, pasi kompania ishte në mesin e të parave që vendosi një teknologji të tillë në telefonin Lumia 950 në tetor të vitit 2015.

Tash, sipas të gjitha gjasave, kompania serish po kërkon mënyrat për ta përmirësuar në të ardhmen.

Kohë më parë, Microsoft patentoi skanerin Iris, i cili mundëson të jetë rezistues ndaj hakimit, pasi që dallon më mirë skanimit e syrit të njeriut nga fotografitë e rezolucionit të lartë.

Kërkuesit e sigurisë kohë më parë kanë zbuluar se sisteme të tilla të sigurisë mund shumë lehtë të tejkalohen përmes përdorimit të fotografive HD të përdoruesve, për të pasur qasje në telefon. Edhe Iris dhe sistemet për njohjen  e fytyrës janë treguar të prekur nga ky problem.

Ajo çfarë Microsoft po tenton të bën tash është që të krijojë teknologjinë, e cila do të shfrytëzojë përparësitë e strukturës tredimensionale të syrit të njeriut dhe gjithë këtë e bën duke inkorporuar elemente, të cilat do të ndriçojnë Iris para fillimit të skanimit.

Këto incizime më pas do të përdoren për incizimin e fotografisë së syrit në pika të ndryshme dhe duke analizuar strukturën 3D nga disa kënde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat