Kartat bankare, nuk do ju duhet më PIN-i

Teknologji

Kartat bankare, nuk do ju duhet më PIN-i

Më: 20 prill 2017 Në ora: 11:44
Ilustrim

Teknologjia avancon edhe në fushën bankare. Skanimi i gjurmëve të gishtave ka zëvendësuar PIN-in në disa lloje smartphone-ësh, kështu që nuk është çudi që dhe kartat e kreditit të ndjekin të njëjtën rrugë.

MasterCard, shkruan DailyMirror duket se ka menduar dhe për këtë. Ajo ka krijuar një lloj të re karte bankareme gjurmë gishtash biometrike. Këtë lloj karte kompania po e teston në Afrikën e Jugut dhe thotë se shpreson ta bëjë të plotë procesin në të gjithë botën brenda vitit.

Por para se kjo të adoptohet, bankat duhet të kenë teknologjinë e re. sipas Engadget, që ka testuar këto karta, ndoshta do ju kërkohet nëse e dëshironi këtë tëknologji të re para se të shkoni në një filial banke dhe të skanoni gjurmët e gishtave.

Gjurmët dixhitale ruhen në një çip brenda kartës. Dhe shitësit duhet të përditësojnë makineritë e tyre për të përdorur këtë teknologji të re.

“Konsumatorët kanë gjithnjë e më shumë siguri dhe lehtësi me të dhënat biometrike”, thotë Ajay Bhalla, kreu i sigurisë së Mastercard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat