Windows 10 Cloud, një sfidë për Microsoft dhe një makth për Google

Teknologji

Windows 10 Cloud, një sfidë për Microsoft dhe një makth për Google

Më: 21 prill 2017 Në ora: 00:39
ilustrim

Çfarë ka rezervuar Microsoft për aktivitetin që do të mbajë më 2 Maj? Në të tilla aktivitete zakonisht kompania dhe ekzekutivët e saj flasin për strategjinë e tyre por kanë dëshmuar se janë një mundësi e artë për të prezantuar produkte të reja.

Një opsion është rifreskimi i hibridit laptop tablet Surface Pro. Me procesorët e rinj Kaby Lake dhe pa një pasues të denjë të tabletit që prej dy vitesh, Surface Pro 5 nuk do të na çudiste sikur të shfaqej në ditën e dytë të muajit Maj.

Megjithatë është vetëm një përditësim dhe jo inovacion. Përditësimi me harduerin më të fundit do të mbante të gjallë interesin për hibridin Surface Pro por nuk do të ngjallte asgjë më shumë se kaq.

Ndryshe nga Apple, Microsoft nuk e ka pjesë të vizionit gjenerimin e të ardhurave nga shitja e harduerit sepse një ushtri e tërë kompanish i shërben këtij qëllimi. Ajo që Microsoft kërkon është promovimi i softuerit të saj.

Pikërisht këtu lindi edhe ideja e Windows 10 Cloud. Që me ardhjen në krye të kompanisë së Satya Nadella, fokusi i Microsoft kanë qenë shërbimet cloud. Nga Outlook, Office dhe OneDrive deri tek Groove, cloud-i ka hyrë në shtëpinë e çdo produkti të kompanisë.

Ky shërbim është lehtësisht i aksesueshëm nga shumica e platforma popullore dhe rivale njëherazi si Android, iOS apo macOS. Por ekziston një tjetër ekuacion edhe më i suksesshëm: rritja e adoptimit të Windows 10-ës rrit adoptimin e shërbimeve cloud.

Së fundi është vënë re një variant i ri i Windows 10-ës. Mund të gjeni referenca pafund të Windows Cloud në kodin e Përditësimit më të fundit të Krijuesve.

Detaji u zbulua nga gazetari Paul Thurrot ku shkruhej:

“Windows Cloud është një version i ngjeshur i Windows 10-ës dizenjuar për të funksionuar vetëm me aplikacionet Universale të Platformës Windows. Çdo përpjekje për të vënë në funksion aplikacione standarte tradicional në Windows Cloud do të pasohet nga një mesazh paralajmërues: Aplikacioni që po përpiqeni të vini në funksion nuk është dizenjuar për këtë version të Windows.”

Windows Cloud është një mundësi e artë për të ulur kërkesat e harduerit nga softueri, për tu ofruar prodhuesve një opsion të ri për harduerë të rinj dhe të sjellë më shumë përdorues në cloud.

Gjithashtu sistemi i ri operativ do të shërbente si rival i drejpërdrejtë i Chromebook. Prej vitesh Microsoft e ka provuar diçka të tillë. Modeli i parë Surface funksiononte me Windows RT, një variant i Windows 8 funksional vetëm mbi arkitekturën ARM. Ky sistem operativ kishte vetëm aplikacione “Metro.”

Pesë vite më vonë puna në cloud është shndërruar në një fenomen më praktik. Një Surface Cloud muajin e ardhshëm do të krijonte mundësi të shumta jo vetëm për prodhuesit por edhe konsumatorët. /CIO Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat