Alcatel vjen me tabletin e ri A30

Teknologji

Alcatel vjen me tabletin e ri A30

Më: 22 prill 2017 Në ora: 18:15
Alcatel

Alcatel është duke planifikuar lansimin e tabletit të ri, të njohur si A30, i cili ka ekran 8 inç (1280×800) dhe sistem operativ Android N.

Një burim i besuar ka bërë të ditur specifikat e pajisjes së Alcatel A30, shkruajnë mediat e huaja.

Pajisja do të vijë me procesor katër bërthamash Qualcomm Snapdragon, 1.1GHz, ekran të qëndrueshëm Asahi, 16GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB, 2GB RAM, kamerë kryesore prej 5 MP dhe kamerë për selfi prej 5 MP.

Tableti pritet të dalë në treg më 26 maj, por kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Po ashtu, nuk dihet as çmimi i pajisjes kur të dalë në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat