Android 7.1.2 po vjen në Nexus 6P dhe Pixel C

Teknologji

Android 7.1.2 po vjen në Nexus 6P dhe Pixel C

Më: 24 prill 2017 Në ora: 02:35
Barazimi i karakteristikave mes pajisjeve të mbështetura, veçanërisht pajisjet e vet Google, është një fushë e tillë e përmirësimit.

Thashethemet për versionin e ri të Android i cili ende është i paemërtuar por njihet si Android “O”, tashmë kanë filluar të qarkullojnë edhepse ende ka shumë përditësime që po vijnë në Android Nougat.

Barazimi i karakteristikave mes pajisjeve të mbështetura, veçanërisht pajisjet e vet Google, është një fushë e tillë e përmirësimit.

Për fat të mirë, duket se Google ka dëgjuar ankesat dhe sugjerimet e përdoruesve të Nexus dhe ka filluar të ofrojë Android 7.1.2 që sjell, ndër të tjera, gjeste të gishtave në Nexus 6P dhe disa përmirësime të ndërfaqes për tabletin Pixel C.

Për të qenë më të qartë, përditësimi po vjen për të gjitha pajisjet e linjës Nexus dhe Pixel që janë mbështetur nga Android 7.1.

Kjo listë përfshin Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 5x, Nexus 6p, dhe Nexus Player. Por siç shihet edhe në këtë listë, Nexus 6 nuk është pjesë e përditësimeve të reja që po vijnë. Bazuar në këtë listë, duket se Google ka për qëllim për ta mbajtur Nexus 6 në versionin 7.0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat