A shkaktojnë telefonët celular kancer? Një gjykatë Italiane thotë po

Teknologji

A shkaktojnë telefonët celular kancer? Një gjykatë Italiane thotë po

Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:42
ilustrim

A shkakton kancer radioaktiviteti i telefonëve celular? Kjo është një pyetje e bërë që në ditët e para të teknologjisë, përpara se Apple dhe Google të dilnin në skenë.

Një gjykatë Italiane thotë është dakord me qëndrimi i një burri i cili është goditur nga një tumor në tru për shkak të përdorimit në kohë të gjata të telefonit celular.

57 vjeçari Roberto Romeo tha për gjykatën se përdorte telefonin celular disa orë në ditë për 15 vite. “Fillova të ndjeja bllokim të veshit të djathtë derisa u diagnostikova me kancer në 2010-ën, tha Romeo për Agjencinë franceze të Lajmeve.

“Për fat të mirë ishte i parrezikshëm, por sot nuk dëgjojë dot me veshin e djathtë sepse duhej të hiqej nervi akustik së bashku me tumorin,” vijoi Ai.

Gjykata vendosi në favor të tij duke i garantuar një pension mujor prej 500 Eurosh. Ky dëmshpërblim u dha në përputhje të plotë me ekzaminimet shëndetësore të cilat provonin telefonin celular si shkakun kryesor të kancerit.

Për herë të parë në botë, një gjykatë njohu telefonin celular si shkaktar të tumorit. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat