Diskutohet e-prokurimi në Kosovë, sfidat dhe mundësitë e tij

Teknologji

Diskutohet e-prokurimi në Kosovë, sfidat dhe mundësitë e tij

Më: 25 prill 2017 Në ora: 07:02
Ilustrim

Ministria e Financave dhe Projekti i USAID-it “Komuna Trasparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” organizojnë tryezën “E-Prokurimi, Sfidat dhe Mundësitë. Zëvendësdrejtori i Misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të hapë diskutimin në kuadër të tryezës së rrumbullakët për e-prokurimin në Kosovë, sfidat dhe mundësitë e tij.  

Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) është aktivitet pesë-vjeçar që synon të mbështesë qeverinë e Kosovës në identifikimin dhe zbatimin e reformave anti-korrupsion, si dhe përmirësimin e transparencës, efektshmërisë dhe llogaridhënies së sistemeve komunale të prokurimit. 

Për të kuptuar sfidat aktuale, por edhe mundësitë që platforma elektronike e prokurimit në Kosovë ofron, projekti ka mbledhur në një vend të gjitha palët kryesore (përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, agjencitë e pavarura të qeverisë, komunat partnere të projektit - Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prishitnë dhe Vushtrri, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit të donatorëve) që ndikojnë në ose ndikohen nga sistemi i prokurimit elektronik në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat