Huawei nuk heq dorë nga tregu i tabletëve – arrin edhe MediaPad M3 Lite

Teknologji

Huawei nuk heq dorë nga tregu i tabletëve – arrin edhe MediaPad M3 Lite

Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:38
Huawei

Huawei kohë më parë në Evropë lansoi dy tabletë Android nga linja MediaPad T3.

Tabletët ishin në treg me çmim prej 129 euro dhe ishin zgjidhje e mirë për të gjithë ata që kërkojnë për herë të parë tabletin Android. Por, këto nuk do të jenë modelet e vetme që do të paraqiten këtë vit, pasi Huawei po përgatit edhe tabletin tjetër Android, kësaj radhe dedikuar për tregun e segmentit të mesëm. Huawei MediaPad M3 Lite kohë më parë është gjetur në certifikatën Wi-Fi Alliance, ku kemi mund të dimë disa informacione për pajisjen.

Huawei MediaPad M3 Lite ka sistem operativ Android 7.0 Nougat, me ekran 10 inç, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Kompania kineze do të prezantojë të dy versionet e tabletit me çmime të ndryshme. Modeli Wi-Fi do të kushtojë 329 euro, derisa modeli LTE do të kushtojë 379 euro. Tash për tash nuk dihet data e saktë e arritjes së këtyre dy modeleve në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat