Malware FalseGuide kërcënon miliona pajisje Android

Teknologji

Malware FalseGuide kërcënon miliona pajisje Android

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:22
Malware FalseGuide

Miliona pajisje Android janë infektuar me virusin e quajtur FalseGuide.

Virusi në fjalë në pajisjet e përdoruesve hyn duke instaluar aplikacione, të cilat duken si “ciceronë” për lojëra të popullarizuara. Përdoruesit u japin shpesh këtyre aplikacioneve leje të panevojshme qasje në përmbajtje, duke miratuar kontrollimin e pjesëve të mëdha të pajisjeve Android. 

FalseGuide përhapet përmes Google Play Store, ndërkohë që Google i është kundërpërgjigjur këtij problemi përmes heqjes së aplikacioneve të prekura nga virusi. 

Besohet se deri në dy milionë përdorues janë të prekur nga malware në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat