Sony ka shitur 60 milionë PlayStation 4

Teknologji

Sony ka shitur 60 milionë PlayStation 4

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:10
PlayStation 4

Si pjesë e raportimit financiar nga tremujori i fundit dhe gjithë vitit fiskal i cili për Sony përfundoi më 31 mars, kompania njoftoi se në tre muajt e fundit ka shitur gjithsej 2,9 milionë Play Station 4.

Kjo paraqet rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin shitur 2,3 milionë njësi. Për gjithë vitin fiskal Sony ka shitur 20 milionë njësi të   PS4, që paraqet rritje krahasuar me vitin paraprak kur kishte shitur 17,7 milionë njësi.

Kompania deri më tash ka shitur gjithsej 60 milionë PlayStation 4. Sony për vitin e ardhshëm parashikon shitjen e 18 milionë PS4, dhe pret që ta tejkalojë PlayStation 3 i cili është shitur mbi 80 milionë njësi.

Departamenti i Sony për video-lojëra ka shënuar ngritje të të hyrave për madje 6,3 për qind, derisa të hyrat e përgjithshme të kompanisë shënuan rënie 6,2 për qind në vlerë prej 68 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat