Kur Mark Zuckerberg të vjen pa ftuar për darkë

Teknologji

Kur Mark Zuckerberg të vjen pa ftuar për darkë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 15:06
Mark Zuckerberg, ka befasuar një familje në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Themeluesi miliarder i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka befasuar një familje në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shfaqur tek ta për drekë të premten mbrëma.

Daniel Moore tha se familja e tij ishte njoftuar për ardhjen e Zuckerberg vetëm 20 minuta më herët duke e kuptuar që ai ishte mysafiri misterioz që ata po përgatiteshin t’i bënin nikoqirllëk.

Zuckerberg publikoi një fotografi të drekës në Facebook me mbishkrimin:

“Posa u futa në Ohio. Falemnderit Dan dhe Lisa Moree që më mirëpritët në shtëpinë tuaj, si dhe falemnderit për këtë darkë të mrekullueshme”.

Lideri i Facebook-ut i ka dhënë mision vetes që t’i vizitojë të gjitha 50 shtetet e Amerikës këtë vit, një tur ky që po interpretohet si provë që ai po planifikon që të kandidojë për president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat