Gmail për Android bëhet me opsion të ri të sigurisë

Teknologji

Gmail për Android bëhet me opsion të ri të sigurisë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 18:20
Gmail

Google ka filluar azhurnimin për aplikacionin e tij Gmail për Android.

Azhurnimi sjell opsionin e ri të sigurisë: anti-phishing për verifikim të sigurisë.

“Kur të klikoni në linkun e dyshimtë në porosi, Gmail do të shfaqë vërejtjen, e cila përdoruesit do t’i ndihmojë që ta mbajë llogarinë e vet të sigurt”, thuhet në publikimin e kompanisë Google.

Funksioni i ri vjen pak kohë pasi u publikua se Google Docs ishte viktimë e një sulmi të madh phishing, ndaj të cilit Google u përgjigj shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat