Austria: Facebook të largojë shkrimet që përmbajnë fjalime të urrejtjes

Teknologji

Austria: Facebook të largojë shkrimet që përmbajnë fjalime të urrejtjes

Më: 10 maj 2017 Në ora: 17:08
Facebook

Një gjykatë austriake ka vendosur që kompanitë që janë pronare të rrjeteve shoqërore duhet të kenë përgjegjësinë për atë që publikohet në këto rrjete.

Siç thuhet në raportin të cilin e sjell Reuters, gjykata ka marrë vendim që Facebook duhet të largojë të gjitha publikimet që përmbajnë fjalime të urrejtjes.

Vendimi do të ketë ndikim edhe jashtë Austrisë, pasi gjykata ka vendosur që shkrimet duhet fshirë në gjithë rrjetin shoqëror dhe jo vetëm në Austri, që do të thotë se potencialisht ky vendim do të ketë ndikim edhe në vende tjera.

Rasti në gjykatën austriake kishte nisur pas ngritjes së padisë nga ana e një partie politike të Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat