Microsoft prezantoi “Fluent Design,” pamjen e re të Windows 10-ës

Teknologji

Microsoft prezantoi “Fluent Design,” pamjen e re të Windows 10-ës

Më: 14 maj 2017 Në ora: 06:35
Prezentimi nga Microsoft

Gjatë konferencës së zhvilluesve Microsoft solli të reja pafund e një ndër to që tërhoqi vëmendjen ishin të rejat e Windows 10-ës dhe përditësimit të radhës madhor që po vjen në Shtator.

Ky përditësim do të sjellë një gjuhë të re dizajni të cilën Microsoft e prezantoi si Fluent Design, një përpjekje e ngjashme me Dizajnit Material të Google.

Qëllimi është ofrimi i një gjuhe të vetme dizajni e cila do të funksionojë në të gjitha pajisje duke u lehtësuar punë zhvilluesve.

Në terësi dizajni i ri përfaqëson një gjuhë e cila është e pastër, me animacione, materiale dhe shtresa. Si rezultat Microsoft do të risjellë gjysmë transparencën të cilën aplikacionet Windows e humbën me versionet e reja të sistemit operativ.

Microsoft do të përdorë dizajnin e ri edhe për pajisjet me një laps stylus në mënyrë që të lehtësohet përdorimin e tabletëve apo kompjuterave Windows.

Dizajni “Fluent” është ndërtuar për të funksionuar me forma të ndryshme interaktiviteti ndryshe nga ai Metro i cili ishte i fokusuar në interaktivitetin me prekje. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat