Aplikacionet ju përgjojnë me ultratinguj të fshehur në reklama

Teknologji

Aplikacionet ju përgjojnë me ultratinguj të fshehur në reklama

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Një grup studiuesish të Universitetit Teknik Brunswick lançuan pak ditë më parë alarmin për praninë e rreth 200 aplikacioneve për smartfonët Android që mund t’i gjejnë përdoruesit me anë të ultratingujve. Siç shpjegohet nga ekspertët e universitetit gjerman, në fakt, në Google Play Store, ka mbi 200 aplikacione për pajisje të lëvizshme të afta për të ndjekur zakonet e përdoruesve nëpërmjet tingujve të padëgjueshëm për veshin e njeriut, por të kapshëm nga pajisje të tjera elektronike.

Kjo teknologji e re e përdorur në fushën e reklamave dhe “ndjekjes” është quajtur “ultrasound cross-device tracking” dhe është i aftë të ruajë informacionin e vlefshëm për të treguar reklama. Në këtë mënyrë pajisja Android që ka të instaluar një nga aplikacionet që përdorin këtë funksion, duke përfshirë atë të Mc Donald, do t’i përgjigjet çdo sinjali të pranishëm në një dyqan ose në një reklamë të transmetuar në radio apo TV duke dërguar në server të dhëna si pozicioni, interesat ose informacione të tjera duke treguar reklama dhe oferta të personalizuara.

Hulumtuesit e Universitetit Teknik Brunswick kanë zbuluar praninë e ultratingujve në katër zinxhirë të mëdhenj evropianë dhe në të gjitha aplikacionet e tyre për smartfonë me qëllim ruajtjen e informacionit në lidhje me përdoruesit të cilët shkojnë në dyqane të ndryshme. Sipas studiuesve, ultratingujt për të ndjekur përdoruesit përfaqësojnë të ardhmen e reklamave, të dobishme për të rritur përvojën e blerjes dhe për të marrë informacion të vlefshëm për të ditur shijet dhe interesat e përdoruesve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat