Kërkesat për kompjuterë pritet të rriten këtë vit

Teknologji

Kërkesat për kompjuterë pritet të rriten këtë vit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 18:30
Ilustrim

Presidenti i kompanisë Compal, Ray Chan, e cila është njëri ndër prodhuesit më të mëdhenj të kompjuterëve në botë, pret që kërkesat për kompjuterë serish të rritet në vitin 2017.

Deri te kjo do të vijë për shkak të trendit të zëvendësimeve në sektorin e edukimit, të cilin e ka lansuar Microsoft me heqjen e mbështetjes për sistemin operativ Windows 7. Kërkimet në sektorin e konsumatorëve mund të kenë rritje të ngadaltë, por megjithatë do të ndodhin në fund.

Kërkimet për kompjuterë në Evropë tashmë kanë nisur të japin shenja të rritjes. Compal pret që dërgesat e kompjuterëve të vet të arrijnë deri në shifrën prej rreth 40 milionë në vitin 2017, që paraqet rritje 10 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Sa i përket mungesës së komponentëve kryesorë të paneleve dhe memorieve DRAM, situata është dukshëm më e mirë se sa më parë. Compal pret që ky problem të zgjidhet në tërësi në tremujorin e tretë. Kërkimet për tabletë, nga ana tjetër, do të vazhdojnë të shënojnë rënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat