Hakerët mbajnë “Piratët nga Karaibet” si peng

Teknologji

Hakerët mbajnë “Piratët nga Karaibet” si peng

Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:14
John Dep

Vazhdimi i filmit “Piratët nga Karaibet” ka rënë në duart e një lloji tjetër të piratëve, të cilët kërcënojnë se do ta publikojnë në internet nëse iu paguhet një sasi të konsiderueshme të parave.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Walt Dizney”, Bob Ajger, njoftoi se hakerët kanë arritur deri te hiti më i ri i filmit të kësaj kompanie dhe kërkojnë një shumë të konsiderueshme parash në bitkoin. 

Bëhet fjalë për vazhdimin e pestë të filmit me titullin “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, premiera e të cilit është paralajmëruar për 25 maj.  

Ajger tha se hakerë të pa identifikuar kërcënuan se do ta publikojnë filmin në internet nëse nuk iu paguhet një sasi e konsiderueshme e të hollave, transmeton KosovaPress. 

“Dizney” ka refuzuar të paguajë dhe do të bashkëpunojë me FBI-në, në mënyrë që hakerët të zbulohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat