Asus prezanton VivoBook Flip 12 me çipin Apollo Lake

Teknologji

Asus prezanton VivoBook Flip 12 me çipin Apollo Lake

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:55
VivoBook Flip 12

Asus pa shumë pompozitet ka prezantuar në faqen e vet laptopin e ri konvertibil Asus VivoBook Flip 12 me ekran 11.6 inç, me prekje.

Pajisja mund të përdoret edhe në mënyrën tablet, ndërsa aty është edhe mbështetja për lapsin e mençur Asus Pen. Laptopi do të jetë i qasshëm në disa konfiguracione të ndryshme, por secili model do të ketë display 1366 x 768p, procesor Intel Apollo Lake.

Asus VivoBook Flip E12 E203NA mbështet Intel Celeron N3350 me dy bërthama, 2GB ose 4GB DDR3L-1600 memorie, Windows 10 Home ose Linux. Laptopi ka hapësirë të brendshme 32GB, 64GB dhe 128GB eMMC, 802.11ac WiFi, Bluetooth 4.1, USB 3.1 Type-C, dy porte USB 3.1 Type-A, microSD slot dhe port HDMI. I pranishëm është edhe sensori për gishtërinj dhe bateria 38Wh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat