YouTube po lejon më shumë njerëz për livestream

Teknologji

YouTube po lejon më shumë njerëz për livestream

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:56
YouTube

YouTube po e bën më të lehtë për përdoruesit të nisin livestream në telefon.

Sipas një lajmi të Android Police, faqja e videove po shqyrton kërkesën që dot ë thotë se  përdoruesit duhet të kenë më shumë se një mijë ndjekës për të shkuar live “Go Live”, nëpërmjet telefonit apo tabletit. Më herët kompania e uli këtë numër shikuesish nga 10 mijë që ishte në prill, në një mijë të tillë.

Këto ndryshime nuk janë konfirmuar ende nga YouTube apo Google, shkruan The Verge, dhe ende nuk është bërë aktive, por pritet në ditët e ardhshme. 

E rëndësishme është të theksohet se kjo nuk do të thotë që të nisësh një livestreaming nga telefoni, pasi ende do ju duhet të keni një kanal të verifikuar dhe të mos keni kufizime në livestream të paktën gjatë 90 ditëve të fundit për tu kualifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat