Instagram, rrjeti social më i keq për shëndetin mendor

Teknologji

Instagram, rrjeti social më i keq për shëndetin mendor

Më: 19 maj 2017 Në ora: 16:18
Instagram

Instagram për momentin është njëri ndër rrjetet sociale më të përdorura në botë.

Edhe pse ka shumë përdorues, ky rrjet social është zgjedhur si më i keqi për shëndetin mendor tek të rinjtë.

BBC njofton se studimi është kryer në Britaninë e Madhe, ku janë përfshirë 1,479 persona të moshës nga 14 deri 24 vjeçare, të cilët janë pyetur se cilat prej pesë rrjeteve sociale ka ndikim negativ te përdoruesit.

Në mesin e YouTube, Snapchat, Facebook, Twitter dhe Instagram, ky i fundit ka marrë më së shumti ‘vota’ si më i keqi për shëndetin mendor, duke përfshirë makthin, depresionin, vetminë dhe ngacmimet e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat