NSA e lajmëroi Microsoft për virusin WannaCry pas 5 vjet të përdorimit

Teknologji

NSA e lajmëroi Microsoft për virusin WannaCry pas 5 vjet të përdorimit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 17:02
Microsoft

Gazeta Washington Post shkruan se Agjencia Kombëtare për Siguri NSA ka njoftuar Microsoft-in për virusin WannaCry vetëm pasi që zbuloi se grupi i hakerëve arriti të marrë informacione nga sistemet e saj.

NSA ishte goditur nga sulmet e hakerëve, të cilat i lansoi grupi Shadow Brokers vitin e kaluar dhe hakerët arritën të vijnë deri te lëshimet, të cilat agjencia edhe vetë i kishte përdorur për hyrje në sistemin Windows.

Rrjedhja online e WannaCry çoi deri te sulmi në masë të madhe. Për të parandaluar këtë  NSA vetë lajmëroi Microsoft se është i nevojshëm azhurnimi i sigurisë në Windows.

Sulmi i paradokohshëm në më shumë se një qind shtete të botës shkaktoi infektimin e qindra-mijërave kompjuterëve me virusin përmes të cilit hakerët kërkonin nga pronarët e kompjuterëve shuma parash prej 300 dollarësh, në mënyrë që pajisjet e tyre të ktheheshin në funksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat