HTC përgatit pajisjen e re VR që punon pa telefon dhe kompjuter

Teknologji

HTC përgatit pajisjen e re VR që punon pa telefon dhe kompjuter

Më: 20 maj 2017 Në ora: 13:30
U11

Pas modelit të ri U11, HTC këtë javë ka paralajmëruar edhe pajisjen e vet për realitetin virtual (VR), i cili mund të sjellë ndryshime të mëdha në teknologji.

Pajisja do të jetë plotësisht e pavarur dhe për përdorimin e tij nuk do të ketë nevojë për kompjuter të fuqishëm dhe  telefon, i cili vendoset në të dhe telat shtesë për ndonjë pajisje tjetër, transmeton KosovaPress.

Google njoftoi se do të zgjerojë platformën e vet Daydream edhe në nivel të kategorisë së pajisjeve të pavarura, e cila pritet të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për bartjen e realitetit virtual.

Më shumë detaje për vetë pajisjen nuk janë bërë të ditura, por në HTC besojnë se do të jetë i thjeshtë dhe i lehtë për përdorim. Versioni përfundimtar pritet të paraqitet më vonë gjatë këtij viti dhe besohet se do të ketë procesorin Snapdragon 835. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat