Samsung Gear VR bëhet me Kids Mode

Teknologji

Samsung Gear VR bëhet me Kids Mode

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:24
Samsung Gear VR

Sipas raportit më të ri që sjell Sammobile, kompania jugkoreane Samsung po përgatit funksionin e ri për kontrolluesin e vet të realitetit virtual VR.

Funksioni i ri quhet Kids Mode, dhe për fokus ka fëmijët.

Megjithatë, për momentin nuk ka kurrfarë informatash konkrete për Kids Mode.

Duke pasur parasysh edhe grupin e synuar, është lehtë që të mendohet se ky funksion do t’iu mundësojë prindërve që të bëjnë gjëra siç janë kontrolli i përmbajtjes, të cilën e përcjellin fëmijët e tyre. Po ashtu, nuk ka informacione se kur funksioni do të lansohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat