Alarmante: Trefishohet numri i viruseve

Teknologji

Alarmante: Trefishohet numri i viruseve

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Kaspersky Lab raporton se numri i sulmeve në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 3.5 herë.

Numri i viruseve të detektuar në telefonat mobil ka arritur shifrën 218.625 gjatë kësaj periudhe në krahasim me 61,832 sa ishte në tremujorin paraprak, transmeton KosovaPress.

Vendin e parë e zë familja e virusit Congur me mbi 86 për qind. Malverët, të cilët sulmojnë të gjitha pajisjet, sistemet dhe rrjetat po ashtu janë në rritje, ku janë shënuar 11 virus të ri cryptor dhe 55.679 sulme të reja, të cilët janë paraqitur në çerekun e parë të këtij viti.  

Congur ransomware para se gjithash funksionon si bllokues, duke resetuar PIN kodin në pajisje, ashtu që marrin të drejtat administrative, derisa disa variante të malverave përdorin këtë të drejtë në atë masë që të instalojnë modulin e vet në sistem, prej nga është e pamundur që të hiqet.  

Trojan-Ransom.AndroidOS.Fusob.h edhe më tej është malveri më i shpeshtë në mobil dhe me këtë lloj malveri janë sulmuar pothuajse 45 për qind e përdoruesve gjatë kërkimit.

Gjatë lansimit, trojani kërkon të drejtat administrative, mbledh informacionet për pajisjen, përfshirë edhe koordinatat GPS dhe historinë e thirrjeve.

Ndryshe, SHBA është vendi më i goditur me malver mobil në çerekun e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat