“Microsoft” lançoi modelin e ri të laptopëve “Surface Pro”

Teknologji

“Microsoft” lançoi modelin e ri të laptopëve “Surface Pro”

Më: 24 maj 2017 Në ora: 06:50
Laptopi “Surface Pro”

Në një aktivitet të paralajmëruar më parë i cili u mbajt ditën e sotme Microsoft zbuloi modelin e ri të laptopit 2n1, Surface Pro.

Ky laptop vjen pesë ditë pasi Microsoft shfaqi versionin më të ri të Windows 10-ës, atë Windows 10S.

Krahasuar me paraardhësin – Surface Pro 4 i cili u prezantua në 2015-ën – Microsoft thotë se gjenerata e pestë e Surface Pro ka një bateri me jetëgjatësi prej 13.5 orësh ose 50% më shumë se paraardhësi. E madje ka rrjet LTE të integruar.

Surface Pro 5 do të ofrohet në disa version sipas modeleve të ndryshme të procesorëve Intel që përmbajnë. Ndërsa modelet Core M3 nuk ka freskuese të integruar, edhe modelet me Core i5 do të jenë të tillë.

Vetëm versionet me Core i7 do të kenë freskuese por që sipas Microsoft janë shumë pak të zhurmshme sa vështirë ti dëgjosh kur aktivizohen.

Me një trashësi prej 8.5 milimetrash dhe ekran 12.3 inç, pesha e laptopi llogaritet afro 0.77 kilogram. Është integrimi i një modemi LTE që e bën të veçantë dhe joshës këtë model nga modelet e kaluara.

Surface Pro 5 është në shitje duke filluar nga dita e sotme nga 799 dollar për modelet bazë Core M3 të cilët kanë 128GB disk solid dhe 4GB RAM.

Sipas harduerit të përfshirë si procesori, RAM-i apo kapaciteti i memorjes laptopët Surface mund të kushtojnë 999 dollar, 1,299 dollar, 1,599 dollar, 2,199 dollar dhe 2,699 dollar. Modeli më i kushtueshëm ka procesor Core i7, hardisk 1 Terabajt dhe 16GB RAM.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat