Huawei prezantoi laptopin MateBook D Windows 10

Teknologji

Huawei prezantoi laptopin MateBook D Windows 10

Më: 24 maj 2017 Në ora: 15:13
MateBook D Windows 10

Kompania kineze në ngjarjen në Berlin ka prezantuar një numër të madh të prodhimeve të reja.

Përveç telefonit Honor 6A dhe tabletit Honor, kemi pasur rastin të shohim edhe tri pajisje të reja Windows 10. Aty janë MateBook X, MateBook E dhe MateBook D.

Huawei MateBook D ka ekran 15.6 inç 1080p, zgjidhje ndërmjet procesorit Intel Core i5 ose i7 dhe grafika Nvidia. Laptopi do të ofrojë zgjidhje ndërmjet 4GB/8GB/16GB RAM, 128GB ose 256GB SSD dhe 512GB ose 1TB HDD. 

Çmimi fillestar i laptopit është 799 euro dhe mund të shkojë deri 999 euro varësisht nga konfiguracioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat