Surface Pen, lapsi më i shpejtë digjital

Teknologji

Surface Pen, lapsi më i shpejtë digjital

Më: 24 maj 2017 Në ora: 17:02
Surface Pen

Microsoft gjatë ngjarjes në Kinë ka prezantuar laptopin e ri Surface Pro dhe Surface Pen-in e ri.

Panos Panay, shef i njësisë Surface, tha se bëhet fjalë për lapsin më të shpejtë digjital në planet.

Surface Pen përdor teknologjinë Microsoft N-Trig dhe tash ka nivelin 4096 të ndjeshmërisë në presion kur përdoret në Surface Pro.

Ai arrin në ngjyra të reja, të cilat janë në harmoni me laptopin Surface dhe Signature Type Covere.  Fatkeqësisht, lapsi i parë digjital Pen nuk vjen në paketën me laptopin Surface Pro. Ai duhet të blihet me çmim  prej 99 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat