Dhjetë antiviruset më të mira për 2017

Teknologji

Dhjetë antiviruset më të mira për 2017

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:45
Dhjetë antiviruset

Instituti gjerman për siguri AV-TEST ka kryer një studim gjatë dy muajve të fundit për të parë se cilët nga programet antivirus janë zgjedhjet më të popullarizuara dhe rezultatet dalin të jenë befasuese.

Deri tash në krye të listës ishin emra si Kaspersky, Bitdefender dhe Symantec. Por, të gjithë gjashtë poenët në kategorinë e performancës, mbrojtjes dhe përdorimit i fituan vetëm Kaspersky dhe Avira. Microsoft, Symantec dhe Bitdefender pasojnë në listë me gjithsej 17,5 poenë, për shkak të të cilit fituan nga 5,5 poenë në kategorinë e përdorimit.

Dëshpërim i madh është ESET, i cili mori 5,5 poenë për mbrojtje, 4 poenë për performancë dhe 6 për përdorim. Kjo nënkupton se jo vetëm që nuk ka arritur të zbulojë të gjithë malware, por edhe ka ngadalësuar sistemin operativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat