Acer sjell laptopin konvertibil Spin 1

Teknologji

Acer sjell laptopin konvertibil Spin 1

Më: 27 maj 2017 Në ora: 11:27
Spin 1

Kompania Acer ka freskuar linjën e vet të laptopave konvertibil me modelin e ri Spin 1. Pajisja ka ekran me prekje 11,6 inç, rezolucion 1920 x 1080 piksel, me mbështetje për lapsin Active Stylus, e cila shitet ndaras.

Zemra e laptopit është procesori Intel Apollo Lake (Pentium ose Celeron) në kombinimin me 4 GB RAM dhe 32, 64 ose 128 GB memorie të brendshme (eMMC). 

Pajisja posedon mbështetjen për Wi-Fi (2x2 MIMO 802.11ac) dhe Bluetooth 4.0, si dhe një USB 3.1 Type-C dhe USB 2.0, si dhe kartelë microSDXC. 

Duke iu falënderuar shtëpizës së metaltë dhe dizajnit të ri laptopi është i hollë, i lehtë dhe i fortë nga paraardhësit e tij. Pesha e tij është 1,25 kilogram, trashësia 14 milimetra, derisa Acer thotë se bateria duhet të ofrojë autonomi maksimale prej tetë orësh. 

Laptopi i ri konvertibil Spin 1 në treg arrin në korrik me çmim prej rreth 329 dollarë amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat