Ethereum rivali i drejtpërdrejtë i Bitcoin është rritur me 2,700% nga fillimi i vitit

Teknologji

Ethereum rivali i drejtpërdrejtë i Bitcoin është rritur me 2,700% nga fillimi i vitit

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:12
Ilustrim

Ethereum, monedha dixhitale rivale e bitcoin është rritur me 2,700% që nga fillimi i vitit. Konkretisht ajo kushtonte 8 dollar më 1 Janar ndërsa gjatë javës arriti në 227.26 dollar.

Megjithatë ditën e Premte ra në 191.78 dollar ndërsa analistët presin një rënie të dukshme të saj në të ardhmen.

Nicola Duke, një analist i Forex Analytix tha se nëse Ethereum bie në 170 dollar do ti hapë rrugë një tjetër zhvlerësimi deri në 140 dollar. Me rritjen e bujshme të bitcoin interesi i investitorëve në monedha alternative po rritet ndjeshëm.

Bitcoin arriti 2,791 dollar ditën e Enjte e mëpas ra në 2,571 dollar. Ethereum është parë si një alternativë e mirë dhe është mbështetur nga disa institucione financiare dhe korporative.

Një grup i quajtur Aleanca e Ethereum u themelua pak kohë më parë ku janë përfshirë JPMorgan, Microsoft dhe Intel. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat