Pas një muaji Uber rikthehet në Itali

Teknologji

Pas një muaji Uber rikthehet në Itali

Më: 29 maj 2017 Në ora: 05:53
ilustrim

Një gjykatë Italiane në Romë ktheu pas vendimin e një gjykate më të ulët për të bllokuar shërbimet e Uber në Itali.

Pak javë më parë një gjykatës s shkallës së ulët urdhëroi një ndalim të përkohshëm të shërbimeve të Uber ku u prekën jo vetëm aplikacionet e Uber por edhe reklamimit.

Ditën e premte në një cicërime të publikuar në Twitter Uber Italy shprehej: “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se do të mund të vijoni përdorin e aplikacionit tonë në Itali.”

Taksistët Italianë të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre tradicional thanë se shërbimet të tilla i penalizonin ata. Të zemëruar ata filluan një protestë gjashtë ditore për të ndaluar rritjen e aplikacioneve të ngjashme.

Qeveria Italiane premtoi një qartësim të situatës dhe bazës ligjore që parashikon të dyja aktivitetet brenda fundit të vitit. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat